Qeveri e inkriminuar, Noka: As më 2019 nuk hapen negociatat. Rama të ikë
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë ”Rama 2”, se me përfshirjen e saj me grupet kriminale, rrezikon që edhe në 2019 të mos i hapen negociatat e anëtarësimit në BE. Në një deklaratë për mediat, deputeti Flamur Noka, tha se fenomeni i drogës nuk është luftuar, por vijon.
Duke marrë rastin e gjetjes së 3.4 mln eurove në mjetet “Toyota Yaris” dy ditë më parë në Portin e Durrësit, Noka tha se: ”Është simboli i përfshirjes së qeverisë në trafikun e drogës”.
”Droga dhe pastrimi i parave të pista nga organizatat kriminale me mbështetje qeveritare janë arsyet pse Shqipërisë nuk iu hapën negociatat, dhe nuk do hapen as në 2019. Lajmi i mediave italiane dërguar atyre franceze se në Shqipëri po mbillet kanabis me shumicë, tregon mashtrimin e kryeministrit Rama. Shqipëria është në hartën e drogës sipas autoriteteve në Bari. Ata thonë se në muajt e fundit është kapur 10 ton drogë. Rasti i 3.4 mln euro në Toyota është simboli i përfshirjes së qeverisë në trafikun e drogës”, u shpreh deputeti i PD, Flamur Noka.
KOHA JONË SONDAZH

