“Qeveri e krimit!” Basha në protestë tek Astiri: Këtu ka edhe një aferë, do e nxjerrim!
Pavarësisht reshjeve të shiut banorët e Unazës së re, kanë dalë sërish mbrëmjen e sotme në protestë, ku kërkojnë anulimin e projektit, i cili rezultoi se ishte një vjedhje e hapur.
“Qeveri Hajdute” dhe “Poshtë projekti’ ishin disa nga thirrjet e banorëve të Unazës së Re.
Ndërkohë që në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha si dhe deputetët e opozitës.
Basha iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me protestën e studentëve. Basha tregoi mes tjerash se tek projekti i Unazës së Re ka edhe një aferë të re korruptive, të cilën PD po e shqyrton dhe në ditën në vijim tha se do të bëhet publike.
“Protestat nga më ato madhështore tek studentë, ato të unazës, tek teatri janë shenja e qartë se ku ndodhet vendi, Ka dy ditë që banorët e Unazës së re kanë protestuar me studentët. Edi Rama po luan me fatin e të rinjve. Mos ti lëmë fëmijët tanë. Ftoj të gjithë qytetarët tu bashkohen studenteve. Ligji i Arsimit të lartë është burim i krizës.
Financon për luksin e vet, sesa investon për arsimin,. Ftesa ime sot nga Unaza, është për çdo shqiptar: është që ti bashkohem masivisht protestës së tyre. Është koha që të gjithë shqiptarët ta bëjnë këtë. PD ka ndihmuar për padinë që ata kanë çuar në Prokuroria.
PD ka ndihmuar banorët në këtë padi me ekspertët e saj. Planin ia kanë prishur studentët, ndaj është sulur për ti mbrojtur, por s’ka për t’ia dalë dot. Të gjitha tenderat fitohen në garë të dyshimta.
Tek unaza e re ka edhe një aferë tjetër, dhe ne po merremi me shqyrtimin e dokumenteve, ne do t’i bëjmë publike në ditët në vijim. Ne jemi në radhë të parë në mbështetje të banorëve dhe studentëve, jam i bindur se Edi Rama do të largohet një orë dhe më parë”, tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/726985007668356/
KOHA JONË SONDAZH

