Qeveria konfirmon se një veturë e eskortës së Kryeministrit është aksidentuar

Qeveria konfirmon se një veturë e eskortës së Kryeministrit është aksidentuar.

Kryeministri nuk ka qenë në veturën e aksidentuar, ndonëse për arësye sigurie lëviz edhe në makina të eskortës. Kështu i ka thënë Gazetës Express, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai ka treguar se në veturë nuk ka qenë i përfshirë kryeministri Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?