FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qeveria zhvendoset në Berat

Kryeministri Edi Rama nuk mblodhi këtë të mërkurë kabinetin e tij. Burime për Report TV saktësojnë se qeveria do të mblidhet të premten dhe të shtunën në qarkun e Beratit, në kuadër të nismës së kryeministrit për tu zhvendosur me qeverinë të paktën një herë në muaj në një qark të vendit.
Burimet thonë se qeveria do të inspektojë disa investime në infrastrukturë në këtë qark, dhe pas vendimeve të qeverisë do të ketë një komunikim me median. Kryeministri do të ketë një aktivitet të veçantë për vendimin e anulimit të koncesioneve mbi kanionet e Osumit.

Ditën e shtunë do të ketë një mëngjes pune me të gjithë drejtuesit e institucioneve të rajonale dhe vendore, ndërsa në fund do të zhvillohet një takim me qytetarët për të nxitur përfshirjen e tyre në portalin e bashkëqeverisjes me njerëzit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?