Rama: Ç’komedi e zymtë me djegësit e deridjeshëm të gazetave!

Pas akuzave të opozitës se gazetarët shqiptarë janë gjithnjë e më të censuruar, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e konsideruar komedi të zezë me “djegësit dhe rrahësit” e gazetarëve.

Ai shton se dita e gjykimit me votë vjen më 2012, duke dhënë kësisoj edhe një mesazh se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Postimi i plotë i Kryeministrit Rama në Twitter:
Ç’komedi e zymtë me djegësit,rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre! Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen,vjen dita e gjykimit ME VOTE? Pa merak vonon po s’harron 2021shi✌

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?