Rama: Duhet të fitojmë më 11 maj për të çuar Shqipërinë në BE
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e some grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.
Në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet e 11 majit.
Në fjalën e tij, Rama ka thënë se zgjedhjet e 11 majit nuk janë të zakoshme, pasi sipas tij, nga këto zgjedhje do të vendoset fati i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Në 11 maj rëndësia e fitores së zgjedhjeve dhe vetë rezultati kanë një peshë mbi të ardhme e afërt të vendit shumë më të madhe seç kanë pasur në zgjedhjet e mëparshme 9 herë me radhë. Për herë të parë qysh se jam në PS dhe krye të qeverisë, dëshira jonë dhe ambicia shqiptare për t’u bërë pjesë me të drejta të plota e familjes evropiane përputhet me dëshirën dhe ambicien e Bashkimit Evropian për ta përfshirë në familjen e vet Shqipërinë si asnjëherë më parë. Mirëpo kjo nuk është një dritare e hapur përgjithmonë, e hapur në këtë kontekst dhe ky kontekst nuk është i pandryshueshëm por mund të ndryshojë më herët se sa vonë. Mundësia, që marrëdhëniet tona me BE-në të kthehen përsëri në biznes të zakonshëm, nuk është përjashtuar. Përkundrazi sot për sot është lënë mënjanë se interesi i BE për t’u forcuar në të gjitha drejtimet dhe për të parë procesin e zgjerimit si një nga drejtimet e forcimit të vet është më i madh se çdo gjë tjetër dhe këtu është edhe përputhja e rrethanave tona të brendshme me ato të BE. Kjo është dritarja e hapur që Shqipëria nuk do të lejojmë që ta humbë si mundësi. Kemi dakordësuar më BE një kalendar negociatash që është i paprecedentë në proceset negociuese të BE me një vend kandidat.
Shpejtësia me të cilën kemi përparuar në hapjen e kapitujve është e paprecedentë, askush nuk ka ecur me këtë shpejtësi sa Shqipëria”, tha Rama para deputetëve socialistë.
“Janë 1000 persona të angazhuar e punojnë çdo ditë për negociatat. Janë 40 drejtues të grupeve negociatore dhe një strukturë e cila është bazë e suksesit të negociatave. Dhe për të mos lëvizur me asnjë ditë procesin e planifikuar të punës së gjithë kësaj armate njerëzish, 11 maji duhet të jetë vula e vullnetit popullor për ti dhënë mandatin e kartërt të PS me një mbështetje si kurrë më parë që të mbyllim procesin e të mos humbim asnjë ditë, sepse nëse do të humbim muaj dritarja do të mbyllet dhe nuk dimë se kur rikthehet në axhendë anëtarësimi”, shtoi më tej Rama.
KOHA JONË SONDAZH

