FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama e akuzoi për ndërhyrje në fushatë, reagon Komisionerja Gabriel

Ditën e sotme, Rama reagoi i alarmuar në rrjetet sociale pas videokonferencave të realizuara nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me komisionerët e BE-së, Johannes Hahn dhe Mariya Gabriel.

Rama e akuzoi komisioneren e BE për ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi dhe kërkoi një reagim zyrtar nga Brukseli.

Komisionerja Gabriel, duke iu përgjigjur interesimit të A2, sqaroi se në 18 mars ajo mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të Arsimit, me ftesë të Universitetit të Vjenës, që kishte organizuar eventin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pjesëmarrja ime ishte e kufizuar në mbajtjen e një fjalimi. Fjalimi përqendrohej në iniciativat e reja dhe iniciativat e ardhshme evropiane në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, që janë të rëndësishme edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë”, shprehet komisionerja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?