Rama e quajti hu, përgjigjet Falmur Noka: Klloun dhe karagjoz!

Ish-deputeti i PD, Falmur Noka i është përgjigjur nga Shkodra, kryeministrit Rama, i cili e quajti disa ditë më parë hu gardhi.

Sipas Nokës, Rama tashmë është një klloun dhe karagjoz, i cili nuk merret me problematikat e qytetarëve.

Noka: Edi Rama mendon se mund të rrijë i kapur në karrigen e pushtetit duke kërcënuar popullin. Nuk ka kryeministër që mund ta çojë ndërmend të kërcënojë shqiptarët. Shqiptarët kanë treguar se nuk e njohin frikën nga pushteti. Në rast se ai mendon se hap burg për shqiptarët, nëse guxon le ta bëjë. Nuk trembet populli me kërcënimet e një dordoleci. Në  30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Zgjedhje do të ketë pasi të largohet Edi Rama. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky zotëria që sot për fat të keq është në karrigen e kryeministrit në çdo takim nuk ka folur për asnjë problematike të qytetarëve. Nuk jep llogari për qeverisjen e tij 6 vjeçare. Ai bën kllounin duke marrë nëpër gojë kundërshtarët dhe opozitën. Nuk mund të jetë një kryeministër në një nivel të tillë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?