Rama e sulmoi te fëmija, Rira i kthehet ashpër: Fëmijët e Prrenjasit janë pa ushqim me urdhër të Ballës

Kryeministri Edi Rama sot nga Rrajca e Përrenjasit, kreu një gjest që nuk i shkon për shtat jo një burri shteti, por asnjë burri të rëndomtë.

Në mënyrë të pabesë, Rama përfoli kryetaren e Bashkisë Përrenjas që sapo kishte lindur, duke u shprehur se pas datës 30 qershor do ti japin më shumë kohë të kujdeset për fëmijën, duke lënë të kuptohet që për karrigen e një qyteti të vogël si Përrenjasi kur puna vjen te tepsia nuk ka pritshmërinë as për të kursyer nw ditë të tilla as një nënë të re.

Vetë Miranda Rira, në një prononcim mediatik ka zgjedhur ta sfidojë Ramën, duke i thënë se do të rikandidojë sërish nëse Lëvizja Socialiste për Integrim do të futet në zgjedhje lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse do ketë zgjedhje unë do kandidoj sërish”, tha Rira e cila nuk ka lënë pa i faturuar kryeministrit Rama edhe lënien pa ushqim të fëmijëve në çerdhet e kopshtet e Prrenjasit, si pasojë e mos miratimit të buxhetit nga socialistët në këtë bashki.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ajo që më shqetëson mua sot nuk është se çfarë mendon Rama për gratë, për fitoren time në Qershor, apo për fëmijët e mi, por më shqetëson çfarë ai mendon për fëmijët e Prrenjasit. Edhe pse jemi në Prill, bashkia Prrenjas është e vetmja bashki në Republikën e Shqipërisë e cila s’ka buxhet, ku fëmijët e kopshteve dhe të çerdheve janë pa ushqim, dhe banorët pa shërbimet bazike. Klika e PS me dy deputetët e zonës, Taulant Balla dhe Nurie Belba qëllimisht kanë bllokuar çdo përpjekje për miratimin e buxhetit 2019, duke paralizuar çdo shërbim ndaj banoreve. Për këtë duhet të fliste Rama dhe Balla sot, jo për andralla e agroturizëm”,- tha Rira

Rira tha po ashtu se edhe projekti për të cilin Rama ishte sot në Rrajcë ishte projekt i saj personal.

“Në fakt, Rama dhe dy deputetët e tij erdhën sot në Rrajcë si “kofini pas të vjelave”, për një ujësjellës të njohur si “Gurrat e Zeza”, projekt i cili ka qenë prioritet dhe impenjimi im personal për banorët e Rrajcës, qysh në krye të mandatit tim! Takimi dhe propaganda e radhës, ishte për të marrë meritat e bashkisë, e cila është bashkëfinancuese në këtë projekt 4 vjeçar, edhe pse këta që vinë e mburren sot ishin kundër projektit duke synuar pezullimin e tij me idenë se gjoja burimi është në zonën e mbrojtur të parkut të Shebenikut. Së dyti, 1 km larg nga vendi ku u bë takimi sot, ndodhet tuneli dhe ujësjellësi Qafë- Thanës, uji i të cilit merret dhe menaxhohet në mënyrë të kundraligjshme nga bashkia Librazhd, dhe jo nga bashkia Prrenjas, duke çuar gjithë të ardhurat në Librazhd, me anë të një Sh.A primitive”, tha Rira.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?