FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama flet për rrezikun rus. Bushati: Duhet të kemi marrëdhënie me Kremlinin

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pranoi në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH1 se ka një ndik rus në Ballkan, por sipas tij ai nuk përbën kërcënim.

“Në Shqipëri nuk kemi të njëjtën shkallë që shohim nëpër disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Por më lejoni të jem i drejtëpërdrejtë për këtë çështje. Ne nuk shohim prezencën ruse në Ballkan si kërcënim në vetvete, – tha ministri Bushati, ndërsa shtoi: “Ne duhet të kemi marrëdhënie normale me Rusinë. Sepse, sot për sot, situata është anormale. Rusia është një aktor i rëndësishëm në politikën ndërkombëtare sikundër Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi në rajon”.

Ndërkohë prej më shumë se një jave, kryeministri Edi Rama flet për rrezikun rus dhe forta malinje që kanë ndërhyrë te PD për të dëmtuar Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?