Rama i kthehet ashpër Berishës: Ai shejtan mbylli dosjen e Bashës në prokurori

Kryeministri Edi Rama është pyetur se a ka gisht në mbylljen e dosjes së Lulzim Bashës në prokurori në lidhje me lobimin rus.

Ai ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i veshur epitete fyese dhe duke e quajtur shpifës.

“Ai që ju quani kryetari i PD është turpi në gojën e kujtdo që e sjell si pikë referimi në raport me botën e informacionit. Që kur Shqipëria është bërë shtet nuk e ka një të dytë si ai. tani çfarë kërkoni. Kërkoni realisht ta marr seriozisht këtë pyetje dhe t’ju jap përgjigje. A nuk është i njëjti që mohoi me forcë çdo lidhje të financimeve ruse me PD? A nuk është i njëjti që i vuri gjoksin dhe e mbrojti Lulzim Bashën? Ku hyj unë? Ku është dora ime në këtë mes? Kjo nuk është dora e një budallai, por një shejtan budallai që torolis një vend të tërë duke ju tërhequr për hunde të gjithë ju që vazhdoni e pranoni me veten tuaj që ta konsideroni si pikë referimi, si një subjekt që meriton të hyjë në gojën tuaj dhe të futet të mes të debatit publik?”, është shprehur Rama

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?