FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama inspekton by-pass-in e Vlorës, merr pjesë dhe në Albania Open 2015

 

Duke theksuar se ky është volumi më i madh i investimeve për këtë qytet, Rama tha se përmes tyre do të krijohet një konfiguracion i ri turistik dhe ekonomik.

Edi Rama: “Me by-pass-in e Vlorës, Transballkaniken, rrugën e lumit të Vlorës që jo vetëm është projektuar por ka marrë dhe mbështetjen financiare nga një institucion i huaj financiar dhe presim të nënshkruajmë kontratën në shtator. Dhe me vijën bregdetare kemi volumin më të madh të investimeve në territor. Bëjmë dhe një investim të madh në këtë periudhë të parë të qeverisjes. Në 2017 do të jetë komplet gjë tjetër. Ne e kemin thënë se do të jetë një ndër vijat bregdetare më të bukura të Mesdheut dhe do ta bëjmë” tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë qëndrimit të tij në Vlorë, Rama u ndal edhe në aktivitetin Albania Open 2015.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri shfrytëzoi rastin për të sqaruar edhe njëherë se rëra që po përdoret për shtresëzimin e vijes bregdetare është e një cilësie optimale.

Edi Rama: “ Për pak ditë lidhet edhe kontrata me Komisionin Europian për financimin e pjesës tjetër. I gjithë kantieri plotësohet sepse kemi pasur tre pjesë të ndryshme. Njëra pjesë është kjo që ka filluar me rërën, për të cilat janë bërë dhe analizat në Itali sepse vlonjatët kishin shqetësim nënse do të ishte rëra e duhur. Rëra ka dalë më një ciëlsi optimale. Është pritur gjithë cikli i këtij shtresëzimi natyral, ndërtuesit nuk donin gurët për këtë sipërfaqe.

Do vazhdojë shtresëzimin më një teknikë optimale thasësh me rërë. Në krahun tjetër do vazhdojë gjithë pjesa që ka të bëjë me infrastrukturën dhe me transformimin në shëtitoren praktikisht më të gjatë të bregdetit dhe pjesa e tretë janë pishat që janë porositur një vit më parë, pisha të rritura që do shoqërojnë gjithë këtë vijë bregdetare siç ishte në projekt.

Kuptohet që duke qenë se për vite të tëra ka pasur një braktisje totale Vlora dhe një boshllëk në pamundësi për të thithur të gjithë atë turizëm që mund të thithë, edhe padurimi mbetet i madh dhe është i mirëkuptueshëm. Por çdo punë do kohën dhe punë e vetë në mënyrë që të bëhet me standardet optimale. Jam i bindur se përfundimi i punimeve do qetsojë plotësisht shpirtin e këtij qyteti kaq shumë kohë të harruar dhe dërmuar faktikisht nga mungesa e investimeve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?