Rama ironizon Berishën: Ore u hoq ajo non grata?

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën e tij “Sy m’sy” në rrjetet sociale.

Një komentues e pyet se kur ka qenë në Amerikë për herë të fundit.

Rama deklaroi se vizitën e fundit e ka pasur kur shkoi në Amerikë për punë, ndërsa ironizoi Berishën duke u shprehur “Ore u hoq ajo non grata? Se nuk e kam marrë vesh këtë informacion”.

Vizitën e fundit në USA e kam pasur kur kam pasur punë të shkoj. Çfarë problemi ke? Si e ke ti hallin? Të kanë thënë që unë nuk shkoj unë dot në USA? Kush ta ka thënë non grata? Se hoqi dorë Edi Rama nuk e përmend më non grata. Se përmend më se s’kam pasur arsye dhe s’po e bëj sot këtë. Ka gjëra më të rëndësishme se non garta. Si përfundim, ore u hoq ajo non grata se nuk e kam marrë vesh këtë informacion? Si keni fytyrë që mbasi u thatë shqiptarëve se do të hiqet nongrata tani i thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo? A shkoj unë në SHBA apo jo? O pika pika. Nuk kanë rëndësi këto dhe ato që thuhen lart e poshtë, muhabete lagjesh, nuk kanë pikë rëndësie edhe këto sharje.

Non grata është hequr nga DASH thotë ky tjetri, kur do të besojë njeriu budallëkun, s’ke fare çfarë i bën”, tha Rama.

SHKARKO APP