Rama ka një lajm të mirë për shqiptarët në Greqi (VIDEO)
Mëngjesin e kësaj së marte, kryeministri Edi Rama e ka uruar me një lajm të mirë për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Teksa u uron “Mirëmëngjesi”, ndjekësve të tij në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë thotë se me vendimin për heqjen e rezervës për vulën apostile me Greqinë u kursen qytetarëve shqiptarë 6.7 milionë euro në vit nga xhepat e tyre.
Nga ana tjetër, Rama shton se qytetarët do të çlirohen nga barra e rëndë për të nxjerrë letrat çdo vit.
Statusi i Edi Ramës
MIRËMËNGJES, dhe me këtë video që shpjegon se si heqja e rezervës për vulën apostile me Greqinë u kursen qytetarëve shqiptarë 6.7 milionë euro në vit nga xhepat e tyre duke i çliruar dhe prej barrës së rëndë të nxjerrjes së 210 mijë letrave çdo vit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155609189196523/
KOHA JONË SONDAZH

