Rama kërkon shkarkimin e zv/ministres së Mjedisit, debitore e energjisë

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sonte shkarkimin e zëvendësministres së Mjedisit, Diana Bejko, pasi ajo rezulton debitore e energjisë elektrike. Mësohet se Bejko nuk ka paguar faturat e energjisë elektrike në shtëpinë e dytë në Velipojë.

Sipas burimeve nga Kryeministria, shuma e debisë së saj është modeste, megjithëse kjo nuk e ka penguar Kryeministrin të kërkojë shkarkimin e saj. Diana Bejko është një emër i njohur i Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës.  

Ndërkohë, bëhet e ditur se në Kryeministri është ngritur një ekip i posaçëm që po ndjek punën e OSHEE-së për verifikimin e librezave të punonjësve të shtetit, pas urdhrit të shefit të qeverisë.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?