FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama, kritika të ashpra kryebashkiakëve: Të na vijë turp, që nga mua të parit!

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së mbajtur me kryebashkiakët dhe prefektët e qyteteve bregdetare, nuk i kurseu kritikat në lidhje me punën e bërë për menaxhimin e plehrave në zonat që ata administrojnë.

Rama bëri autokritikë dhe për punën e qeverisë, ku theksoi se depozitimi i plehrave në këtë vend është një fenomen arkeologjik që ka 30 vjet që ndodh.

Shqipëria ka problemin e ndotjes së krijuar nga njerëzit. Ky është një turp shumë i madh, që ne nuk mund ta lëmë të bashkëshoqërojë të gjithë rrugën e gjeneratës sonë dhe ne nuk mund të kënaqemi me një progres relative. Sigurisht Shqipëria është sot më e pastër se ç’ishte dje, por në raport me si duhet të jetë Shqipëria sot me volume e plehrave që dergjen rrugëve është absolutisht turp për ne të gjithë. Kur them për ne të gjithë e filloj nga vetja dhe deri te qytetari më i fundit që e ka ndërgjegjjen e vet hedhjen e mbeturinave në rrugë. Është e papranueshme“, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?