FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama kthen sërisht drejtim për 613 kg kokainë

Kryeministri Edi Rama, ka ndryshuar ”drejtim” për 613 kg kokainë të kapur pak javë më parë në Durrës.

Fillimisht Rama tha se droga u kap nga autoritete shqiptare, por në një intervistë të dhënë për median gjermane ditët e fundit ”Die Welt”, Rama pranoi se droga u kap pas bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

Ndërkohë që sot kryeministri Rama ka përgënjeshtruar intervistën e dhënë në mediat e huaja, duke thënë se ai ka vetëm një qëndrim, dhe ai është se droga në Durrës është kapur nga autoritet shqiptare pa asnjë bashkëpunim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi në facebook

Swiss Digital Mobile Reklama

Nisur nga intervista ime për “Die Welt”(s’e kam idenë nëse saktësisht a jo, se nuk e kam lexuar versionin gjermanisht) qenka bërë lajm shqip se paskam ndryshuar qëndrim! E pavërtetë! Sepse e vërteta është vetëm një: 613kg kokainë janë kapur pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar! Kaq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?