Rama mbërrin në Shkup, takim me homologun Dimitar Kovačevski
Kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillon një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe më pas do të ketë një takim mes delegacioneve të të dyja vendeve.
Në orën 12:00 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Rama-Kovaçevski.
Rama më tej do të udhëtojë drejt Kosovës, për të realizuar takim fillimisht me Presidenten Vjosa Osmani e më pas me kryeparlamentain Glauk konjufca.
Vijon të jetë në pritje konfirmimi për një takim të mundshëm me kryeministrin kosovar Albin Kurti.

KOHA JONË SONDAZH

