Rama: Mbi 310 mijë turistë italianë kanë vizituar Shqipërinë në 6 muajt e parë të vitit

Kryeministri Edi Rama sërish ka sjellë në vëmendje publikimin dhe vëmendjen që ka marrë Shqipëria jo vetëm në faqet e mediave të huaja por edhe si një destinacion i preferuar turistik.

“10 plazhet më të bukura të bregdetit shqiptar, sipas kolosit mediatik TG24 në Italinë fqinje 📺🇮🇹 që përshkon rivieren nga Velipoja në Sarandë, duke e shtuar promovimin e Shqipërisë turistike nga ana tjetër e Adriatikut 🦅
Afro gjysëm milionë turistë italianë parashikohet ta frekuentojnë Shqipërinë këtë vit shpërthyes për turizmin, shumë më shumë se asnjëherë më parë, të cilët shijojnë mikpritjen dhe ushqimin, plazhet dhe natyrën e mrekullueshme, me premtimin për t’u kthyer sërish”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?