Rama me kryeministrin kinez: Takim i frytshëm për sfidat e rajonit
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rrjetin social Twitter forumin ekonomik të Beogradit. Kryeministri ka postuar një fotot me kryeministrin Kinez Li Keiang, duke u shprehur se ka qenë një darkë e frytshme për sfidat e reja mbi rajonin.
“Pas mbledhjes se kryeministrave, një darke e frytshme pune me kryeministrin Li Keqiang për sfidat dhe idetë e reja mbi rajonin”,- shprehet Rama.
Më herët, në fjalën e mbajtur në takim, Rama ka folur për zhvillimet që duhet të ketë rajoni. Sipas mediave serbe, ai është shprehur se ka ardhur koha që në rajon të ketë një pranverë.

