FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama mesazh Voltana Ademit: Është si hu, as të vetët nuk e duan

Duket se debati i nisur në inagurimin e stadiumit, “Loro Borici” në Shkodër mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakes, nuk ka fund. Duke qenë në Shkodër ditën e sotme, kreu i qevevrisë ka përfituar disa momente për ti drejtuar Ademit një mesazh.

Kryeministri ka qenë pjesë e një takimi me dyer të mbyllura me Asamblenë e PS-së së këtij qyteti.

Gjatë këtij takimi mësohet se Rama ka deklaruar para socialistëve se me këtë bashki që drejtohet nga kryetarja Voltana Ademi, e kanë të lehtë që të organizohen dhe të marrin fitoren në zgjedhjet e 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Voltana është si hu”, mësohet të ketë thënë kryeministri në mbledhjen me PS në Shkodër, në kuptimin që “kryebashkiakja nuk ka bërë asgjë në 1 vit për qytetarët”, bën të ditur Balkanweb.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Këtë herë duhet që të fitoni zgjedhjet, sepse e keni më të lehtë se kurrë me këtë kryetare të Bashkisë të cilën nuk e duan as të vetët në PD. Është e paaftë dhe nuk është e zonja për të qeverisur, dhe kjo shihet qartë. Keni hapësirë dhe terren mjaftueshëm për të fituar”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?