FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Në 8 janar, oborri i PD u kthye në sheshxhirim të një “reality-show”

Në fjalën e tij të mbajtur në 30 vjetorin e krijimit të FRESSH, Kryeministri Rama ka folur për protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë blu.

“Më 8 janar, 1 km larg që këtu, te oborri i një partie politike që u kthye në shesh xhirimin e një reality show me politikanë realë por të arratisur pas në kohë, në një godinë partie të kthyer në një kështjellë disa sulmonin për ta marrë disa luftonin për të mos e lëshuar. Gjëra të paimgjinueshme, që po ndodhin gjithnjë e më shumë. Dua ta ndaj bindjen time me ju, se pavarësisht politikës që është reale, që i fryn erërave kundër politikës, dhe përtej breshërisë së LIKE-ve dhe klikimeve nga nëj bombardim non-stop me lajme, e me denocime që hidheshin si malet e rrobave të gabit ku të zë koka dhe të bllokohen hundët nga rrëmuja, politika mbetet e patjetërsueshme dhe e pazëvendësueshme për bashkëjetesën demokratike të njerëzve, për paqen dhe sigurinë. Politika nuk duhet lënë në dyert e të tjerëve si kopili. Politikanët janë pjesë e politikë, por politika nuk duhet lënë në asnjë mënyrë që të bëhet monipoli i politikanëve”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?