Rama: Në listat e mbyllura për 11 majin, speciet më të ulëta të politikës
Kryeministri Edi Rama tha sot nga Berilin se vota e shqiptarëve më 11 maj do të jetë vendimtare për të qenë pjesë e BE në 2030, ose për t’u kthyer pas “me kënetën”.
Rama është ndalur edhe te listat e mbyllura, ndërsa mbrëmjen e djeshme PD ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
“Më 11 maj Shqipëria do të vendosë të gjitha forcat e veta për të realizuar anëtarësimin në BE. Ose një votë për mua dhe ne për Shqipërinë 2030 në BE, ose një votë për kënetën për t’u kthyer në gropën e kua-kuave. Kush do ta votojë, do t’u bjerë në qafë fëmijëve të tyre. Na ishte njëherë PD… Nuk është më! Kjo është kënetë me një buf. Prisni të shikoni kur t’ju shfaqet lista dhe përqendrohuni te lista e mbyllur, me speciet më të ulëta të politikës, prapë aty do t’i keni thotë këneta, ju si të doni”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

