Rama në “SY m’SY” sqaron qytetaren ankuese dhe bën bilancin e shërimeve që ofron e-Albania

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me komentues në postimet e tij në Facebook, ai kësaj here ka zgjedhur të jetë “SY m’SY” me qytetaren Agime Metani, sipas së cilës shërbimi e-Albenia nuk është ai që promovon kreu i qeverisë, sepse qytetarja në fjalë aludon, me të drejtën e saj, e jo me të vërtetën, me të cilën e ballafaqon vetë Rama, se gjoja “me pas rrezik, me tu dasht një certifikatë vonon deri në një muaj e gjysë me e nxjerr kodin, e kam provu vetë” shkruan ajo në koment.

Rama e ballafaqoi me të vërtetën se qytetarja ankuese, pas verifikimeve në e-Albania, sipas konkludimeve rezulton se ankimtarja, ka aplikuar katër herë për certifikatë familjare dhe të katër herët është pajisur automatikisht me të.

Kreu i qeverisë bëri me dije komentueses, duke ju shmangur replikës me të, dhe të tjerëve, se e-Albania ofron derimtash 1247 shërbime publike, ose 95% e të gjithë shërbimeve, të cilat deri dje merreshin në radhë, ose nga një i interesuar jashtë vendit nuk do të ishte e mundur pa qenë prezent.

Rama duke bërë bilancin e këtij shërbimi, shtoj se sot kemi 3.2 milionë qytetar dhe biznese, subjekte që kryejnë veprime dhe marrin shërbimet e kërkuara në kohë rekord në platformën e-Albania.

AV

SHKARKO APP