Rama nga Berlini: Do të hapim aeroport të ri përballë Korfuzit, do të jetë sezonal
Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për media nga Panairi i Turizmit në Berlin, ka njoftuar se në skajin jugor të Shqipërisë do të hapet një aeroport i ri.
Rama tha se aeroporti do të ndërtohet përballë Korfuzit dhe se do të shërbejë vetëm gjatë sezonit veror.
“Së pari shumë shpejt do të çelim një aeroport të ri që do të menaxhohet nga aeroporti i Mynihut. Aeroporti i kryeqyteti është ai që ka rritjen më të shpejtë në Europë, është i mbipopulluar. Aeroporti i ri që do hapim këtë vit është më në jug dhe praktikisht u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit jon dhe pjesë së jugut. Po kështu edhe ku janë për tu zhvilluar resortet luksoze dhe me 5 yje. Kemi edhe një aeroport në Veri dhe po planifikojmë një të katërt në skajin më jugor, praktikisht përballë Korfuzit. Ka mbingopje të aeroportit të Korfuzit dhe kemi parë nevojën për një aeroport të vogël sezonal. Kemi shumë kompani ajrore që kanë ardhur dhe do të vijmë. Jemi në bisedime me aviacionin federal të Amerikës, për fluturime direkte. Shpresoj të kemi së shpejti edhe Qatar Airways. Kemi fluturime nga Emiratet dhe Arabia Saudite.Kemi një aeroport mjaft të lirë. Vite më parë ka qenë i shtrenjtë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

