Rama nxjerr pamjet nga kantieri i Unazës së Madhe të Tiranës (VIDEO)
Ndërkohë që banorët vijojnë protestën kundër shembjes së banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe, pa marrë më parë dëmshpërblimin për to, kryeministri Rama ka postuar sot një video nga ecuria e punimeve në këtë kantier.
“MIRËMËNGJES ?dhe me këto pamje nga puna që vijon në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës, në segmentin nga Farka drej Shkozës, ju uroj një ditë të mbarë #RrugetKombetare #perShqiperineQeDuam“- shkruan Rama.
Poshtë videos nuk mungojnë komentet e ndryshme nga ana e ndjekësve të tij në FB, shumë prej të cilëve e akuzojnë se po tallet, pasi para zgjedhjeve premtoi legalizim e pas tyre u shemb banesat.
“Bravo burra si ty i duhen Shqipërisë. Para votimeve i premton legalizimin dhe mbas votimeve i le mes katër rrugëve. Shqiptari ka vuajtur. Dhe do vuaj. Gjithë jetën e tij”- i shkruan një komentues.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/264057187802067/?jazoest=2651001211015612210256121701031131138882841151101041197880108658655108691118011710450871048599689911668771225699815865100122115789549114108737070576910810210381655478105831148086497149501075567778612010275103536511648694581
KOHA JONË SONDAZH

