Rama nxjerr videon: Shihni një prapaskenë të vizitës së Erdoganit në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka treguar prapaskenat e vizitës së djeshme të presidentit Erdogan në Kryeministri.

Kreu i qeverisë ka postuar disa momente të takimit me Erdogan kur i ka dhuruar presidentit turk një prej punëve të tij artistike: një vazo me ngjyra dhe forca të veçanta.

Pjesë nga biseda

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: E kam bërë vetë me këto duar. Jam artist serioz unë (qesh). Siç thashë, dua që të shkojë në shtëpi kjo. Se e kam parë që zonja e kupton më mirë artin tim. Këto janë nga pjekja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Erdogan: Do ta marr në shtëpi, do ta vendos në vendin më të mirë. Do e marrim që tani.

Rama: S’e kemi paketuar se është pak e rrezikshme, por ta mbajmë me kujdes.

Erdogan: Faleminderit për këtë vazo. Kjo është fundore prej sarajit që kemi në Stamboll, prej shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?