FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama për median ndërkombëtare: Po pres që qeveria britanike të kërkojë falje për deklaratat e ministres së Brendshme

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për medien britanike, Sky NeWs.

Sigurisht tema e diskutimit është debati i fundit mes Shqipërisë dhe Anglisë për fenomenin e emigrantëve shqiptarë që po shkojnë masivisht me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.

Rama tha se është ende në pritje të faljes nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për komentet e ministres së Brendshme për shqiptarët. Ajo i cilësoi emigrantët shqiptarë “kriminelë që po pushtojnë Anglinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në politikat e ditëve të sotme nganjëherë këto gjëra mund të ndodhin, por ajo që më shqetëson më shumë është se nuk kërkohet falje. Është një mënyrë e ekzagjeruar e të shprehurit. Kjo është ajo që më shqetëson. Kjo do të thotë se ka një përllogaritje, ku ti vërtetë po flet për disa votues, që të dëgjojnë atë, pasi ti do votën e tyre”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?