FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama përuron spitalin Infektiv: Do ta çojmë në 100% rritjen e pagave për mjekët

Kryeministri Edi Rama, gjatë përurimit të spitalit të ri të Infektivit në QSUT, ka deklaruar se brenda mandatit rritja e pagave të mjekëve do të shkojë në 100%.

Brenda këtij mandati ta çojmë në 100 për qind rritjen e pagës, në raport me pikënisjen. Me buxhetin e ri shkojmë në 70%, me ndihmën e Zotit që mos na ndodhë ndonjë katastrofë që të na detyrojë ta spostojmë fondin. Nuk duhet lënë rast pa e shprehur respektin dhe mirënjohjen. Kjo godinë është shprehje e mirënjohjes. Çfarë u bë një histori e madhe suksesi për gjatë luftës me një armik të padukshëm, të mos mbetet thjesht një episod falë lidershipit të mjekëve me më shumë eksperiencë por edhe të trashëgohet te brezi më i ri si frymë e patjetërsueshme. Ky investim do të shërbejë për të krijuar një sens më të fortë skuadre që e tregoi veten në momentin më tragjik për vendin, në sfidën më të madhe të mjekësisë shqiptare që nga themelimi i shtetit shqiptar…”, ka thënë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?