Rama pret në Kryeministri zyrtaren e lartë amerikane, Karen Donfried
Ndihmëssekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, është takuar sot me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Rama e ka pritur zyrtaren e lartë të DASH në zyrën e tij.
Mësohet se fokusi i bashkëbisedimit me Ramën ka qenë politika e jashtme kriza në Ukrainë apo Integrimi në Bashkimin Europian, por edhe zhvillimet politike në vend, si dhe reforma në drejtësi e lufta kundër korrupsionit.
Pas takimit me Ramën, zyrtarja e DASH do të takohet në Kryesinë e Kuvendit me deputetët e PD-së, Enklejed Alibeaj, Jorida Tabaku si dhe Gazment Bardhin.
KOHA JONË SONDAZH

