FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama pret Presidentin Thaçi dhe përqafon ish-këshilltarin e Berishës (VIDEO)

Pas takimit me Presidentin Bujar Nishani, kreu i shtetit kosovar, Hashim Thaçi u prit nga kryeministri Rama. Kryeministri doli deri te shkallët për ta pritur mikun nga Prishtina, me të cilin u përqafua ngrohtësisht.

Më pas erdhi radha e prezantimit të stafit që shoqëronte Thaçin. Ajo që ra në sy ishte takimi i Ramës me një prej këshilltarëve të Presidentit të Kosovës, Adri Nurellari.

Siç duket edhe nga video, Rama me Nurellarin nuk patën vetëm shtrëngim dore, por edhe përqafim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nurellari ka qenë një prej kundërshtarëve të Ramës në vitin 2005 kur pranoi të bëhej këshilltar i kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?