Rama reagon sërish për protestën e studentëve, ironizon opozitën
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të replikojë me deputetin demokrat Gent Strazimiri, pas reagimit të këtij të fundit, për të arrestuar organizatorët e protestës së studentëve. Rama thotë se Strazimiri kërkon që studentët të arrestohen pasi nuk pranuan militantët e PD në protestë. Ndërkohë që me ironi thotë mes rreshtave të reagimit të tij në Twitter, se lexuesit duhet t’ju freskojë kujtesën “koburja”, arma që iu fotografua Strazimirit 2 vite më parë tek protesta tek Lodrat e Liqenit.
“Interesant! Kadri Strazimiri (ai i kobures tek lodrat e liqenit) kërkon arrestimin e studentëve që s’duan militantët e PD në protestë, e u adreson fyerje lumë pse përzënë “të vobektit” që u çon Kadri Kamza në mbështetje të kërkimit shkencor. A ju’a freskon pak kujtesën koburja?“-shkruan Rama.
Ndërkohë që më herët deputeti demokrat, krahasoi protestën e studentëve me atë të banorëve të Unazës së Re. Strazimiri thotë se ’shurranjozët’ i predikojnë “jo-politikës”, pasi nuk kanë pranuar në protestë aktivistë të PD.
Deklarata e fundit e Gent Strazimirit
Djalli fle në detaje!!!
Në 35 ditë të protestës së banorëve të Unazës së Re, policia ka bërë mbi 100 shoqërime djemsh, vajzash, burrash e grash, për “organizim proteste të paligjshme”, “bllokim rruge” etj.
3 prej tyre janë ende në burg!
Këta “qorrat” dhe “griseldët” e vegjël, që i nxirrni në ekrane si “organizatorët” e protestës kundër qeverisë por jo kundër Kryeministrit, kundër Bashkisë por jo kundër Kryebashkiakut, keni “harruar” t’i shoqëroni në polici, a t’i arrestoni njësoj si banorët e Unazës, për të njejtin “nen” si banorët e Unazës…
Apo s’ka qenë ashtu pazari?
Deklarata e datës 8 dhjetor e deputetit demokrat Gent Strazimiri
Ja ky qenka një nga ata shurranjosët që predikojnë “jo politikës” por “po sovjetizmës”!!
Për këtë shkak qelbësirat e pushtetit “8 dhjetorin” e dytë duan ta abortojnë e ta kthjenë në “8 nëntor” !!!!
Ky rurali-kozmoplit me emër xhaje “veteran”, përze nga protesta e studentëve TË PAMUNDURIT, TË PAFUQISHMIT, të cilët qënkëshin “politizuar” duke sharë kryeministrin… kurse protesta e studentëve, thotë, duhet të jetë kundër qeverisë, por jo kundër kryeministrit
KOHA JONË SONDAZH

