Rama rrëzon kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit: Do ngrejmë dorën kundër

Pas nje fjale te gjate kryeministri Edi Rama, duke leshuar akuza te forta ndaj prokuroreve dhe duke theksuar se kerkon te dije nga drjetesia a eshte i pafajshem Tahiri, e ka quajtur kerkesen per arrestimin e tij te papranueshme.

rama-grupi

Swiss Digital Desktop Reklama

“Boll e kam bërë avokatin për të, më vjen shumë mirë që ai e ka thënë që nuk ka nevojë të bëjë askush avokatin e tij”- ka thënë kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e tij në grupin e PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo parti nuk ka për tu bërë asnjëherë mburoja përballë drejtësisë, por edhe nuk do lëmë asgjë për të bërë që të poshtërohen deputetet.

Puna jonë dhe e deputetëve mbaroi që në kohën që deputeti Saimit Tahiri pajhtoi një avokat.

drejtesi po deri ne fund dhe ta mesoje cilido, arbitraritet kurre dhe ta harroje. Ne cilin shtet te se drejtes i kerkohet te akuzuarit se eshte fajtor, per te vene kujen, e ka ai qe akuzon barren te faktoje me prova cdo akuze qe ngre.

Katundi yne ku akuzat kercasin perdite, i akuzuari nuk ka cfare provon kur akuzuesi nuk jep asnje prove per akuzat qe ngre.

Kryetari i kësaj partie, i vetmi politikan i dënuar me burg në këtë vend me të njëjtën lehtësi vrastare, me ca letra magazinash nga Italia pa lidhje direkte me të por demek me luftën e së resë për të bërë drejtësi, kush e inskenoi me ngutin më të madh rikthimin sot pas 25 vjetësh të asaj stafete barbarie të politikës që baltos, ta harrojë se e kthen mbrapsh në ato zgafella Shqipërinë e sotme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?