FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Së shpejti një rruge e re me pagesë

Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës ka dalë jashtë kontrollit dhe protestuesit pasi u përleshën me forcat e policisë, kanë shkatërruar edhe koncesionarin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën.

Por, si për ”provikim”, kryeministri Edi Rama foli për shpresën e tij për ndërtimin e një tjetër rruge me pagesë në vend. Nga Vlora ku ishte mbledhur në një aktivitet për prezantimin e projekteve të strategjisë së re të Punësimit, Rama tha se së shpejti shpreson të nisë një projekt i ri Kashar-Rrogozhinë-Vlorë.

”Kemi shpresoj edhe mundësinë për të filluar me projektin Kashar-Rrogozhinë-Vlorë, në mënyrë që lidhja të bëhet direkte dhe aty do të synojmë një tjetër skemë. Pra kemi skemat e PPP, këtu do të kemi skemën e buxhetit dhe aty do të kemi skemën e pagesës. Pra, me një rrugë me pagesë që t’i mund të vish nga Tirana në Vlorë për gjysmën e kohës që vjen sot. Kush do të paguajë, paguan, kush s’do të paguajë kalon vazhdon jetën siç bën sot. Kjo është rruga. Këto janë kantieret, ka shumë profesione qe duhen”,-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?