FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Sheshi “Skënderbej” nuk preket më!

Kryeministri Edi Rama u shpreh në “Exclusive” në Top Channel, në dokumentarin “Betejat e sheshit Skënderbej”, se sheshi është fantastik.

“Tirana është kryeqytet që trashëgoi regjim pas regjimi një hapësirë problematike në qendër, që kurrë nuk u bë sheshi i projektuar në origjinën e planit të bulevardit nga italianët, dhe as sheshi i qytetarëve. Projekti është fantastik në këndvështrimin tim. Një piramidë e shtypur, kthehet nga simbol i përqendrimit të pushtetit tek Faraoni, në simbolin e pushtetit të qytetarit”, shprehet kreu i qeverisë.

“Edhe Kulla Eiffel është masakruar, nuk ndodh vetëm te ne kjo gjë”, nënvizoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama shtoi se sheshi nuk do të prishet dot kurrë: “Askujt mos t’i shkojë mendja t’i hyjë një beteje të tillë me popullin e Tiranës.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri deklaroi se, “një ditë të bukur, askush nuk do ta pranojë se ka qenë kundër sheshit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?