FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Shumë shpejt do habiteni për gjëra të tjera, Basha iu tregoi përralla

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama u shpreh në një komunikim në rrjetet sociale se PS ka denoncuar më herët financimin rus në PD.

Rama i quajti përralla, deklaratat e Lulzim Bashës për paratë e mbledhura nga donatorët për fushatën zgjedhore.

“Financimi rus i PD-së është denoncuar nga PS dhe Taulant Balla, Erion Braçe e me radhë nuk keni lënë gjë pa iu bërë, s’kanë lë gjë pa iu thënë. Ashtu sikundër është denoncuar nga Muhamet Veliu, nuk kanë lënë gjë pa i thënë. Çfarë kërkoni sot? Në televizionin tuaj ka dalë Basha dhe ka treguar një përrallë me 500 aksionerë nga diaspora që iu lindi në zemër që të mbledhin para por që nuk vunë emrat”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se “shumë shpejt do ju duhet të habiteni edhe për gjëra të tjera”. Rama la të nënkuptohet se do te ketë lajme të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?