FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama sulmon deputetin e PD-së: Ballist foltoreje!

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Elbasan me fermerët ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë një ditë më parë nga deputeti Agron Shehaj në Kuvend, kur tha se policia ka mbyllur biznesin e tij dhe ka sekuestruar ambientet ku operonte, pa asnjë leje apo urdhër nga prokuroria.

Në vazhdën e operacionit për të bllokuar dhe konfiskuar metrat katrorë të ndërtuara pa leje nga ata, në thonjëza, oligarkët që na i faturojnë ne por në fakt janë këta, ka bllokuar godinën për të cilën pronarja thoshte e kam hotel, dhe brenda na gjendet një biznes i një deputeti, një ballist foltoreje, në një ndërtim pa leje. Dakord ka hyrë atje, këta s’e kanë problem të shkelin ligje, sidomos me ndërtime kanë një raport patologjik se i duan pa leje, po si del në parlament dhe kap foltoren dhe fillojnë “duan të më mbyllin gojën”. Po si t’i mbyllim gojën? Bën dhe viktimën e fjalës së lirë. Dhe pavarësisht nga fakti që ne po japim një goditje përfundimtare, çojnë në Gjykatën Kushtetuese ankesë. Po ç’punë ka një parti të ankohet që shteti kap disa biznesmenë në shkelje të ligjit? Shumë e thjeshtë sepse janë bashkë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?