Rama sulmon kryetaren e LSI, Kryemadhi publikon gafën e kryeministrit
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pasi akuzave që ky i fundit ka bërë në rrjetin social Instagram.
Por në akuzat tij kryeministri përdor fjalën “konkurent” në vend të”konkurrent”, siç është në drejtshkrim.
Në një postim në Facebook, Kryemadhi i jep dhe leksione falas Edi Ramës për mënyrën sesi duhet të shkruaj në reagimet publike. Kujtojmë që kryeministri Rama “mburret” shpesh se është njohës i mi mirë i gjuhës shqipe, por në jo pak raste dhe ai bie pre e gabimeve në gramatikë dhe drejtshkrim.
” Mirë aritmetikën, që e ke mbyllur në klasë të katërt fillore, por të paktën gramatikën ta kishe shfletuar ndonjëherë… P.S: …dhe mos u përpiq të konkurrosh rininë me meme, je shumë i vjetër dhe me humor bajat, që bën për të qeshur vetëm oborrin tënd”,- shkruan Monika Kryemadhi.
Përgjigjja e Kryemadhit
Akuza e Edi Ramës
https://www.instagram.com/p/BraE9lkgVBu/?utm_source=ig_web_copy_link
KOHA JONË SONDAZH

