Rama, takim informal me ministrat dhe Kryesinë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme kabinetin qeveritar dhe kryesinë e grupit në një takim informal.

Mësohet se në këtë takim do të bëhet një analizë e punës së bërë nga kabineti dhe do të diskutohen projektet në zhvillim.

Ky takim zhvillohet me afrimin e datës 12 mars, afat për depozitimin në KQZ të listave të kandidatëve për deputetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjegjësinë për hartimin e listës e kanë drejtuesit politikë në qarqe, të cilët më pas do ta paraqesin në Kryesi nga ku do të dalin edhe listat përfundimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesit në qarqe do të jenë pjesë e listës së mbyllur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?