Rama: Të mërkurën nuk do votojmë për arrestimin e Tahirit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste do të votojë të mërkurën në Parlament kundër arrestimit të Saimir Tahirit. Sipas tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda është përdorur politikisht dhe nuk ka prova dhe fakte për ta arrestuar deputetin e saj.
“Ne nuk do të lejojmë të lincohet me burgosje. Duhet të hetohet me të gjitha mundësitë e kodit penal dhe ne do të vigjilojmë në aspektin e garancive kushtetuese.
Saimir Tahiri do të jetë deputet i lirë, jashtë forumeve të partisë. Ne do ta presim drejtësinë. Ne jemi këtu, prokuroria sjell prova jo gazeta dhe kur të vijë me fakte komisioni i mandateve mund të mblidhet sërish. Ne jemi kundër arrestit dhe të mërkurën nuk do të votojmë për burgosjen e tij”, tha Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS-së, mëngjesin e kësaj të hëne.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?