Rama thirrje sërish studentëve: Dialog!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një statusi në Twitter lidhur me protestën e studentëve në ditën e tetë.
Studentët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, por Rama kërkon sërish dialog.
Reagimi i Ramës në Twiter:
Një vajzë sapo tha s’duam të lutemi (në fakt lutem unë:-)po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog! Dmth s’duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre!Në cilën familje ecën kjo logjikë?Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj DIALOG.
Një vajzë sapo tha s'duam të lutemi (në fakt lutem unë:-)po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog! Dmth s'duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre!Në cilën familje ecën kjo logjikë?Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj DIALOG🤗
— Edi Rama (@ediramaal) December 12, 2018
KOHA JONË SONDAZH

