Rama: T’i japim fund kësaj historie që na turpëron të gjithëve

Pas prezantimit të aksionit për “Pastrimin e Shqipërisë që Duam”, kryeministri Edi Rama vijon të bëjë apel për ndërgjegjësim në lidhje me ndotjen e vendit. Ditën e sotme në një status në Facebook, ai ka bërë thirrje për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj historie.

“Krenarë për Shqipërinë? Dakord! Po si do i’a bëjmë plehrave që plot krenarë ndër ne, i hedhin mbi trupin e Shqipërisë ashtu siç asnjë pushtues nuk i hodhi kurrë?!

Duam një Shqipëri më të fortë? Dakord! Po si mund të bëhet më e fortë Shqipëria e sulmuar nga të katër anët nga plehrat që bijtë e saj hedhin kudo?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria destinacion i ri turistik në Mesdhe? Dakord! Po si do ta heqim njollën e turpit që i vëmë vetes në sytë e çdo turisti që mrekullohet nga bukuritë e këtij vendi dhe tmerrohet nga plehrat që njerëzit e vet i hedhin vendit të tyre mbi fytyrë?!

Swiss Digital Mobile Reklama

SË BASHKU T’I JAPIM FUND KËSAJ HISTORIE QË NA TURPËRON TË GJITHËVE. TANI!,” shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155331697716523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?