FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama trazon Ballkanin me presidentin e përbashkët/ “Zgjohet fantazma e Shqipërisë së Madhe”

Një pasi opozita serbe kërkoi që Kryeministri shqiptar Edi Rama të shpallet “non grata”, temë kryesore në median greke, televizive e të shkruar, është bërë sërish deklarata e Ramës në Kosovë. Mediat greke e kanë komentuar deklaratën e Ramës për nevojën e një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë si një dëshirë të shqiptarëve për Shqipërinë e madhe.

“Fantazma e Shqipërisë së Madhe zgjohet përsëri, për t’u bërë realitet”, apo “Edi Rama ëndërron si Erdogan; kufijtë e zemrës të bëhen një ditë realitet”, këto janë frazat e përdorura në “Alpha Tv” nga gazetari i njohur Dhimos Verikios.
rama 2
“Deklarata bombë e Ramës që mori përgjigje të menjëhershme nga zëdhënësja e Komisionit të BE-së për Politiken e Jashtme, për rrezikshmërinë e lartë të ndryshimit të kufijve, mbetet ëndrra shqiptare”, kështu tha gazetari Nikolas Vafiadhis në “ANT1 TV”.
rama 3
Deklarata e kryeministrit shqiptar është publikuar në çdo media, të shkruar dhe vizive greke, në shumicën e rasteve me habi, me pikëpyetje dhe duke u komentuar se bie ndesh me deklaratat Kotzias për marrëveshje miqësore, negociata drejt konsensusit për kufirin detar, si dhe për dhënien fund të retorikës shumëvjeçare mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?