Kryeministri u përgjigjet komentuesve: PS do jetë dhe ca vite këtu!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale për sa i përket zhvillimit të turizmit në Shqipëri.

“Ne ja kalojmë Greqisë për turizëm? Kush i nxjerr këto marrëzira! Vetëm ne portin e Pireut po te shkosh dhe te shikosh se sa turiste lëvizin neper ishujt, në as qe do ti kemi për gjithë jetën tonë”, shkruan një komentues.

Ndërsa Rama i është përgjigjur si më poshtë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këtu flitet për rritje krahasimisht me vitet e mëparshme, jo për numra absolutë. Për numra absolutë ne as nuk krahasohemi as s’kemi pse të krahasohemi. Sepse është absurditet. Franca ka 100 milionë, Turqia ka 55 milionë, Greqia ka 33 milionë turistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtu flitet se cili vend është zhvilluar më shumë në krahasim me vitin që lamë pas, që është rritur në raport me vetveten. Pavarësisht se ti mund të mos e duash këtë qeverinë time të poshtër, kjo nuk duhet të pengojë që të gëzohesh për Shqipërinë. Qeveritë venë e vinë, por kjo e Partisë Socialiste do jetë dhe ca vite këtu, sa të fusim Shqipërinë në Bashkimin Evropian, të paktën. Por tek e fundit Shqipëria mbetet përjetë dhe kur Shqipëria shkëlqen në një drejtim si ky i turizmit s’ke pse ia kursen vetes një buzëqeshje mor Paulin (komentuesi)”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?