Rama: Uroj që Tahirin të mos e kem pishmanin e jetës sime politike

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PS-së, uroi që deputetin socialist të mos e ketë pishmanin e jetës së tij politike. “Për sa kohë pyetja a është i pafajshëm Saimir Tahiri, të mbetëset në pritje të përgjigjes, unë dua të shtoj këtu se uroj, e uroj me të gjithë qenien time që të mos e kem pishmanin e jetës time politike, gjithçka i kam dhënë dhe gjithçka kam marrë nga Saimir Tahiri, që në kohën kur ai hyri në Partinë Socialiste, me vite të tëra energjish të shkëmbyera, beteja të bëra së bashku dhe sakrificash të kaluara sëbashku.”

Lidhur me mbështetjen që i ka dhënë Saimir Tahirit në vite, Rama tha se “e kam bërë pa dyshuar kurrë në integritetin e tij, për qëllimin e madh që kishim bashkërisht në betejën e një fronti të vështirë, për pasionin që un kam për të ndryshuar Shqipërinë dhe policinë e shtetit. E kam bërë me mish e me shpirt, pa shkëmbyer kurrë asnjë favor tjetër. A jam pishman sot? Jo. Në asnjë mënyrë nuk jam dhe skam si të jem pishman.”

Rama foli edhe për njohjen me Tahirin, dhe si nisi karriera e tij në PS. Rama zbulon se gjithçka nisi në 2003, atë kohë Saimir Tahiri i kishte nisur një email dhe e nisi si koordinator.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ishte vullnetar në zgjedhjet e 2003, u paraqit me një email. E nisi rrugën e karrierës si koordinator, që ndërtoi vetë nga hiçi. Pastaj u bë zëdhënës i partisë, mbi një dërrasë të zezë, ku shkruante faktet korruptuese. I ngjiti shkallët një e nga një. Për meritat e tij në punë u zgjodh dhe ministër i brendshëm, i dhashë gjithë mbështetjen dhe besimin tim”,-tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama tregoi edhe se gjatë periudhës që Tahiri ka qenë Ministër, ai nuk i ka ndërhyrë. ”Por siç tregoi koha, në detyrën shumë të vështirë, atij iu deshën më shumë se gjithë tjerët. Nuk i ndërhyra asnjëherë në zgjedhjet e bashkëpunëtorëve. I kam miratuar pa ngurrim kandidaturat që më ka sjellë për policinë”-vijoi Rama.

Më tej ai shtoi se gjatë 4 viteve nuk ka folur me asnjë drejtor policie. ”Nuk mbaj mend të kem folur në katër vjet me një drejtor policie apo shef komisariati, as kam takuar ndonjë prej tyre, përveç rasteve shumë të rralla në prani të ministrit. As për ankesa, as për ndërhyrje të policisë, kur deputetët viheshin në pozitë nga ankesat e njërit apo tjetrit. Kush është këtu mund ta kujtojë se që në mbledhjen e parë pas formimit të qeverisë së parë, ju kam thënë në tre drejtime do t’i ndalojmë ndërhyrjet politike: policët, mësuesit, diplomatët. Prandaj mos iu bini telefonave të ministrave, e kanë të ndaluar nga unë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?