Rama uron kryeministren Meloni: Shqipëria i detyrohet shumë Italisë. Paç fat!

Kryeministri Edi Rama ka uruar paraditen e sotme, Giorgia Meloni-n, e cila ka marrë sot zyrtarisht detyrën si kryeministre e Italisë.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë uron gruan e parë të zgjedhur kryeministre nga populli italian.

“Urime gruas së parë të thirrur nga populli për të udhëhequr Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore, e cila ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive tona. Paç fat!” shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?