FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Vetëm në Shqipëri operacionet kundër drogës quhen dështim i qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me operacionin anti-drogë të zhvilluar sot në Has.

Kryeministri shprehet se vetëm në Shqipëri ndodh që operacionet e policisë cilësohen si faje dhe jo si sukses.

“Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses,në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisëOperacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit,në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis#DerinëFund”,- shkruan kryeministri Edi Rama në twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook, deklaroi se operacioni i Hasit ishte dekonspiruar nga policia.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1134266963400876

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?