Rama zgjohet herët, uron: Një hapësirë e re europiane (FOTO)
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur herët, duke postuar urimin e shqiptarëve me një tjetër transformim.
Në një status në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar foto nga Salla Franceze e Leximit për të cilën thotë se nga një depo e rrënuar ka ardhur në gjendjen e tanishme.
Sipas Ramës, kjo është një hapësirë e re europiane për dijen dhe kulturën pranë Bibliotekës Kombëtare.
“dhe me këto pamje të transformimit fantastik të depos së rrënuar në Sallën Franceze të Leximit, një hapësirë e re europiane për dijen dhe kulturën pranë Bibliotekës Kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10155630485331523
KOHA JONË SONDAZH

