FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Raporteri gjerman për vendet e Ballkanit Perëndimor: Prishja e Teatrit Kombëtar është një akt që më trishton

Raporteri i grupit parlamentar CDU-CSU për vendet e Ballkanit Perëndimor në Komitetin për Punë të Jashtme, Christian Schmidt ka reaguar ashpër në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Ish-ministri dhe deputeti i Bundestagut Christian Schmidt, ka bërë një deklaratë për veprimet e ndërmarra nga Edi Rama.

‘Prishja e Teatrit Kombëtar është një akt që më trishton. Unë në të vërtetë do te doja te kisha përshtypjen se Shqipëria po bënte shumë përpjekje me shtetin ligjor përpara hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procedura administrative dhe ligjore e përdorur për shembjen me ngut të Teatrit Kombëtar, shtron shumë pikëpyetje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithmonë është për të ardhur keq kur një ndërtesë historike zhduket.

Sidomos me një kryeministër me prirje artistike si Edi #Rama, mendova se ruajtja e teatrit kombëtar, por mbi të gjitha sundimi i ligjit, do të ishin shqetësime kryesore për të’, shkruhet në deklaratën e bërë nga Christian Schmidt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?