Raporti i 53 degëve të PD: Humbëm edhe nga listat e Bashës

Në Partinë Demokratike, qëndrojnë të depozituar raportet e 53 degëve, që përmbledhin një analizë të hollësishme të shkaqeve që quan në humbjen e thellë të zgjedhje të 25 qershorit. Krahas raportit të analizës, ka dhe një raport konfidencial për çdo degë të hartuar nga të deleguarit e kryetarit Luzlim Basha, në çdo qark.

Burimet shprehen te rezervuara për raportin e analizës, pasi cilësohet një dokument me të dhënë sensistive për përdorim të brendshëm, por ”Ora News” mësoi se mes shumë problemeve me kryesore mbeten, blerja e votës dhe përdorimi i administratës, por dhe problemi i organizimit dhe funksionimit të strukturave.

Analiza konstaton se pothuajse në 90 për qind të degëve në zonat rurale, rezultati i dobët është ndikuar nga blerja e votës me para të pista apo përdorimi i administratës si për shembull presioni ndërprerjen e ndihmës ekonomike dhe mënyra të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më afër zonave urbane rezultati i dobët i Partisë Demokratike, është ndikuar nga faktorë të tjerë përfshirë ato të brendshmit. Lista e kandidatëve të 25 qershorit që mban firmën ekskluzive të Lulzim Bashës, rezulton të ketë sjell një problem të madh, duke shkaktuar jo vetëm pakënaqësi tek votuesit por dhe thellimin e problemeve në organizmin dhe funksionimin e strukturave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me një rol jo të vogël në rezultat, analiza nxjerr dhe në marrëveshjen e 18 majit mes Bashës dhe Ramës, që solli mbylljen e çadrës së protestës dhe futjen e partisë demokratike në zgjedhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?